Olsa Muhameti tregon gabimin që ka bërë me pjesëtarët e vjetër të “Për’puthen”!

by admin
Spread the love

Olsa Muhameti, autorja e “Për’puthen”, ishte pasditen e sotme e ftuar në “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin, ku foli për gjithçka, nga ndryshimet e programit, tek rivaliteti me Big Brother VIP”.

Ndër të tjera, ajo u shpreh edhe për ish pjesëtarët e “Për’puthen”, me të cilët kujtojmë se Olsa ka patur jo pak herë përplasje. Lidhur me ta, Olsa tha se ka bërë një gabim.

Mendoj se me ish pjesëtarët e “Për’puthen” kam qenë tolerante. Kjo u konsiderua si pikë e dobët. Këtë vit jam bërë shumë më e sertë. Ata nuk kanë asnjë takim me mua që të kenë mundësi të më njohin. Komunikimi është më shumë me stafin. Ka më pak konkurrentë që më shajnë këtë vit. Duke patur më pak kontakt me mua, kuptojnë vlerën e  të folurit me mua, vlerën e  këshillës sime.”

Por pse ata e kanë akuzuar kaq shumë produksionin? Olsa tha se përgjigja e gjithçkaje është: mungesa e vëmendjes.

“Disa personazhe dilnin nga “Për’puthen” dhe kërkonin fajtorë, dhe gjithmonë fajtorja isha unë, sepse unë isha autoriteti më lartë i “Për’puthen” në sytë e tyre. Ata akuzonin Olsën dhe produksionin se kështu do të klikoheshin më tepër. Kur largoheshin u mungonte vëmendja e madhe që merrnin si pjesë e programit dhe e gjenin me këtë mënyrë.”

Megjithatë, duket se asgjë nuk e ka penguar që të vazhdojë punën për “Për’puthen”, madje shpesh me risi e ide krejtësisht të reja.


You may also like