OKB – Takim urgjent i Këshillit të Sigurimit për Lindjen e Mesme

by admin
Spread the love

NJU JORK, 7 tetor /ATSH-AFP/ – Një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Lindjen e Mesme dhe çështjen palestineze do të zhvillohet nesër, pas dhunës midis Izraelit dhe Hamasit, njoftoi sot OKB në një deklaratë.

Brazili, i cili aktualisht mban presidencën e Këshillit, tha se do të thërriste “një takim urgjent të organizatës” për të trajtuar situatën në Izrael dhe Rripin e Gazës.

Numri i viktimave nga luftimet në Izrael është rritur akoma.

Deri tani numri i të personave që janë vrarë në Izrael dhe në Territoret Palestineze është mbi 268.

Të paktën 70 persona janë vrarë në Izrael pasi grupi militant palestinez Hamas filloi sulmin e tij më të madh në vite. Militantët kaluan në Izrael nga Gaza nën mbulesën e 2 500 raketave dhe kanë zënë robër dhjetëra izraelitë, sipas BBC./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like