OKB-ja, ndihmë humanitare për 1,6 milion palestinezë – Shqip

by admin
Spread the love

Në vitin 2022, Kombet e Bashkuara planifikojnë të zbatojnë projekte të ndihmës humanitare me vlerë gjysmë miliardë dollarë për 1.6 milionë palestinezë.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se plani i ndihmës humanitare për palestinezët u njoftua në një ceremoni të mbajtur në Jerusalem me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të OKB-së dhe organizatave joqeveritare, transmeton Anatolia.

“Ne kemi nisur një plan ndihme humanitare prej 510 milionë dollarësh për 1.6 milionë palestinezët më të varfër në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, si dhe në Rripin e Gazës”.

Nën pushtimin izraelit

U theksua se projektet që do të zbatohen në vitin 2022 kanë për qëllim plotësimin e nevojave bazë të palestinezëve, si siguria ushqimore, shëndetësia, arsimi, akomodimi, uji, higjiena dhe infrastruktura.

Koordinatorja humanitare dhe e përhershme e OKB-së në territoret palestineze nën pushtimin izraelit, Lynn Hastings, deklaroi se dhjetëra organizata humanitare janë të gatshme të zbatojnë 193 projekte të mbuluara nga plani.

Hastings tha se ajo do të përpiqet të mbrojë të drejtat e palestinezëve. /Tesheshi.com/

You may also like