OKB: Bllokada e Izraelit po shkakton vdekje masive nga uria në Gazën e bombarduar

by admin
Spread the love

Raportuesja e OKB për Palestinën lutej sot që Izraeli të merrte në konsideratë ndalimin e luftës në Gaza, duke nxitur Tel Aviv të mos neglizhonte shkatërrimin dhe krizën e urisë që ka përfshirë qytetin e rrethuar.

Francesca Albanese tha se Gaza po përjeton “vdekje masive nga uria” teksa më shumë se gjysma e rreth 2 milionë banorëve nuk kanë ushqim prej bllokadës së Izraelit dhe bombardimeve të nisura në tetor.

Albanese shkruante në rrjetin X: “Nuk kisha menduar se do të dëshmoja ndonjëherë një krizë urie të këtyre përmasave në shekullin e 21-të. Por këtu në Gaza, pas 100 dite bombardimesh, pa ushqim të mjaftueshëm, pa ujë e karburant që nuk lejohen të hyjnë, po vdesin fëmijët të parët, dhe më pas të rriturit, para syve tanë”.

“Lutja ime për Izraelin: Ne nuk e ndalojmë dot këtë pa ju. Unë e pranoj dhimbjen tuaj, si ajo për pengjet në Gaza, por mos harroni shkatërrimin që po shkaktoni në Gaza, veçanërisht për fëmijët, gjysma e popullatës është e bllokuar në këtë tmerr. Kjo gjendje nuk shpëton askënd”.

Komentet e saj vijnë pas një deklarate të përbashkët nga Programi Botëror i Ushqimit , UNICEF, dhe OBSH, ku drejtoresha e UNICEF, Catherine Russell tha:

“Fëmijët po vdesin nga kequshqyerja dhe sëmundjet, ata kanë nevojë për mjekime, ujë e shërbime sanitare, por kushtet në terren nuk na lejojnë të arrijmë te njerëzit në nevojë”.

Drejtoresha e programit botëror të ushqimit Cindy Mcain, gjithashtu paralajmëronte: “Njerëzit në Gaza rrezikojnë të vdesin nga uria disa kilometra larg kamionëve me ushqim që nuk lejohen të shkojnë te ta”.

Izraeli bombardon Gazës pas një sulmi të Hamas më 7 tetor ku raportohet se rreth 1000 njerëz u vranë në Izrael./TRT/

100 ditë sulme e bombardime në Gaza kanë vrarë më shumë se 20 000 palestinezë, mijëra të tjerë janë plagosur dëbuar e zhvendosur.

Të paktën 60 përqind e infrastrukturës së qytetit është dëmtuar ose shkatërruar , sipas statistikave të OKB./Agjencia TRT/