OKB, Afrika perëndimore, thirrje për rivendosjen e rendit kushtetues në Niger pas grusht-shtetit (fotot)

by admin
Spread the love

Zëdhënësja e komisionerit të OKB për të drejtat e njeriut Volker Turk, Ravina Shamdasani, shprehu sot shqetësim për njerëzit në Niger duke bërë thirrje për “rivendosjen e menjëhershme të rendit kushtetues” pas ndërhyrjes ushtarake që rrëzoi nga pushteti presidentin Mohamed Bazoum.

Informacionet nga Niger janë te pakta por liderë të bllokut perëndimor afrikan ECOWAS thanë sot në një takim në Ghana se do të aktivizojnë një “forcë të përbashkët gatishmërie” si një opsion për rivendosjen e demokracisë në Niger pas përmbysjes së presidentit nga gjeneralët e ushtrisë.

Krerët e mbrojtjes së vendeve të ECOWAS raportohet se po diskutonin në kryeqytetin ganez Açra detajet e një ndërhyrjeje të mundshme ushtarake në rast të dështimit të negocjatave me drejtuesit e puçit.

“Ne do t’i japim shansit e saj diplomacisë por nëse kjo dështon, forcat ushtarake e civile të Afrikës Perëndimore janë të gatshëm t’i përgjigjen detyrës së tyre”, tha në takim Abdel-Fatau Musah, komisioneri i sigurisë dhe çështjeve politike të grupit ECOWAS.

Bazoum, i cili fitoi zgjedhjet në 2021, mbahet bashkë me familjen në rezidencën zyrtare që prej grush-shtetit të 26 korrikut, teksa shqetësimet për mirëqenien e tij rriten.

Presidenti nigerian Bola Tinubu, drejtues i ECOWAS kërcënoi gjeneralët me “pasoja të rënda” nëse regjimi lejonte vdekjen e Bazoum, sipas burimeve të BE.


Top Channel

You may also like