OHËR – Ministri i Jashtëm grek: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja mbetet punë e papërfunduar

by admin
Spread the love

OHËR, 16 qershor /ATSH-MIA/- Lidhur me mosmarrëveshjen me Bullgarinë, ne po bëjmë gjithçka për të harmonizuar qëndrimet tona dhe për të zhbllokuar rrugën tonë të integrimit përmes miqësisë së re, deklaroi sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërkomunitare, Artan Grubi gjatë një fjalim në hapjen e takimit me temë “Projekti Evropian i Paqes në Ballkanin Perëndimor” si pjesë e Forumit të Prespës Për Dialog 2022, në Ohër.

“Ne nuk jemi të lodhur, nuk jemi të dëshpëruar, nuk do të dorëzohemi, përkundrazi jemi të motivuar të kapërcejmë pengesën e fundit dhe bashkë me fqinjët e Ballkanit Perëndimor ta shohim veten të ankoruar në BE. Por kjo duhet të bëhet me dinjitet, duke respektuar plotësisht përkufizimet e identitetit, kulturore dhe gjuhësore të bashkëqytetarëve tanë maqedonas”, tha Grubi.

“Maqedonia e Veriut, kjo histori suksesi, është përgjegjësi e përbashkët , këtu në fqinjësi, në rajon, në Bashkimin Evropian dhe në SHBA, dhe hapin e fundit duhet ta bëjmë së bashku, me dinjitet”, tha Grubi.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendijas në fjalën e tij theksoi se në Ballkan ka histori suksesi dhe një prej tyre janë marrëdhëniet mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se është e pamundur të imagjinohet Evropa pa rajonin e saj juglindor.

“Evropa Juglindore në përgjithësi dhe Ballkani Perëndimor në veçanti kanë qenë gjithmonë të Evropës. Ashtu si pjesët e tjera të kontinentit, edhe Ballkani Perëndimor ka përjetuar konflikte. Por, në aspektin gjeografik, historik dhe kulturor rajoni i përket Evropës”, tha ministri grek.

“Lufta në Ukrainë theksoi rëndësinë strategjike të marrëdhënieve mes BE-së dhe
Ballkanit Perëndimor. Por, BE-ja mbetet një punë e papërfunduar 19 vjet pas Axhendës së Selanikut të vitit 2003”, shtoi Dendijasi. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like