“Oh gërrnaqa… qitash ka lezet Kosova”, Gjira thotë se vendlindja po ua sheh ‘hajrin’ gurbetqarëve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rep – artistja, Argjira Kajtazi – Gjira, gjithnjë merë vëmendje përmes postimeve që ajo bënë.

Këngëtarja ka kohë që ska qenë e angazhuar me projekte muzikore, por që në rrjetet sociale ka qenë gjithënjë aktive, shkruan “Kosovarja”.

Së fundi, ajo ka postuar një InstaStory, ku është duke pirë kafe, derisa bashkangjitur në imazh ka bërë edhe një shkrim drejtuar vendlinjdes së saj.

“Oh gërrnaqa… qitash ka lezet Kosova. Flokt i kom ndreq… Tash veq edhe një dhom mu ka prish. Po menoj nashta edhe me i zbardh pak dhe e kom kry për sivjet. Pse jo,  ma mirë me i lan paret n’vendlindje se gjermant kanë boll”, ishte shkrimi i Kajtazit që la të kuptoj se bukuroshja po i kryen disa shërbime personale në Kosovë.

Kjo sepse e mendon se sipas saj më mirë ti lë në vendlindje paratë dhe jo në vendin ku ajo ka kohë që është duke jetuar me familjen e saj, e që është Gjermania.

Ashtu siç thotë dhe një fjalë populli që ‘Kosova ua sheh hajrin gubetqarëve’, për shkak se kryejnë shërbime në vendlindje me goxha para të majme.

 

 

 

 

 

 


You may also like