Ofron më shumë se Empoli, një tjetër klub italian pranë Stiven Shpendit

by admin
Spread the love

Stiven Shpendi zhvilloi një sezon shumë të mirë me Cesenan. Ai realizoi 12 gola në edicionin e fundit me bardhezinjtë në Serie C. 20-vjeçari është grumbulluar me Shqipërinë U21, duke shënuar 2 gola në 5 takime të luajtura me kuqezinjtë.

Shumë klube, mes tyre edhe Juventusi, kanë shprehur interesim për sulmuesin shqiptar. Empoli arriti në parim akordin me Cesenan për 2 mln euro, duke i lënë edhe 30% të kartonit klubit të divizionit të tretë.

Por, e ardhmja e Shpendit mund të jetë në një tjetër skuadër toskane: te Pisa. Që ka si objektiv ngjitjen në Serie A dhe u ka ofruar drejtuesve të Cesenas 2.5 milionë euro + bonuse për kartonin e Shpendit.

Por, ky i fundit preferon Empolin, pasi dëshiron të luajë menjëherë në Serie A. Mbi të gjithë në një ekip që di të rrisë talente. Dhe t’i shesë më vonë në klube të njohura.

Cesena ka pranuar ofertën e Pisës, që është përforcuar edhe me Miguel Veloson, ish-kapitenin e Hellas Verona. Nga ana tjetër, Shpendi insiston për të kaluar tek Empoli, që duhet të përmirësojë ofertën për të siguruar shërbimet e talentit pukjan.

Stiven luan te Cesena dhe Shqipëria U21 bashkë me vëllanë e tij binjak, Cristian Shpendi, i cili aktivizohet gjithashtu në rolin e qendërsulmuesit./ Super Sport


Top Channel

You may also like