​Ofroi vetën te Barça? Enzo i përgjigjet spekulimeve se ai dëshiron të largohet nga Chelsea

by admin
Spread the love

Enzo Fernandez ka mohuar spekulimet se ai i është vetë-ofruar Barcelonës dhe insistoi se është i lumtur te Chelsea.

Enzo shënoi golin e tretë për Chelsean mbrëmë në fitoren 3:1 kundër Crystal Palace në “Selhurst Park”.

Ishte goli i dytë për argjentinasin në po aq ndeshje, pas golit nga gjuajtja e lirë në fitoren kundër Aston Villas, pas së cilës filluan spekulimet nga Spanja që ai dëshiron të largohet nga “Stamford Bridge”.

“Sport” bëri të ditur se agjenti i Enzos ka kontaktuar me Barcelonën, me yllin argjentinas që i pëlqen kalimi në “Camp Nou”.

Por, 23 vjeçari e distancoi vetën e tij nga këto spekulime pas fitores 3:1 kundër Crystal Palace, duke thënë se ai nuk e di se nga kanë ardhur këto spekulime.

“Unë nuk dua të largohem nga Chelsea. Ndjehem shumë mirë këtu me shokët e mi dhe stafin e trajnerëve, që nga dita e parë kur kam ardhur. Njerëzit në klub po më trajtojnë shumë mirë, jam falënderues për këtë, do të vazhdojë këtu për sa ata të dëshirojnë. Nuk e di nga erdhën këto spekulime, kishin folur në rrjetet sociale. Dal publikisht për ta mohuar këtë gjë”, tha Enzo. 

You may also like