Ofertë 1 milionë dollarë, Redon Xhixha tërheq vëmendjen e arabëve

by admin
Spread the love

Jo më kot Redon Xhixha është golashënuesi më i mirë në kampionatin tonë. Performancat e shkëlqyera me Tiranën kanë bërë që sulmuesi të marrë vëmendjen e skuadrave jashtë Shqipërisë. 10 gola në 12 ndeshje janë statistika që tregojnë qartë për momentin që po kalon Xhixha, madje ky është sezoni i tij më i mirë. Dy tripleta me Laçin dhe Teutën dhe një dopietë me Partizanin tregojnë qartë sesa vendimtar është Xhixha për kampionët në fuqi.

Për 24-vjeçarin  ka ardhur një ofertë nga një skuadër nga Gjiri Persik. Arabët mund të paguajnë një shumë që shkon deri 1 milion dollarë për të patur në ekipin e tyre një bomber. Por jo vetëm kaq, edhe një skuadër si Ferencvarosi është interesuar për shërbimet e Xhixhës. Ish-ekipi i Myrto Uzunit është gati të dëgjojë kërkesat që kanë bardheblutë.

Laçiani u thirr edhe nga Kombëtarja shqiptare për ndeshjen miqësore ndaj Arabisë Saudite dhe Katarit, pasi performancat e tij kanë marrë edhe vëmendjen e trajnerit Edi Reja. E ndërkohë, ofertat ndaj sulmuesit nuk kanë munguar as në merkaton e verës, por për bardheblutë vlera ka qenë e vogël. Këtë herë është ndryshe dhe është një ofertë që do ti kënaqte xhepat e kampionëve, me Tiranën që pret të përfitojë sa më shumë nga shitja e lojtarëve të saj. /oversport.tv

You may also like