Oferta nga Franca dhe Italia, Marash Kumbulla kthehet në njeriun e merkatos te Roma

by admin
Spread the love

Roma vazhdon të jetë e interesuar për të firmosur me serbin Sasa Lukic të Torinos. Sipas të përditshmes “Calciomercato”, 26-vjeçari është në mosmarrëveshje me drejtuesit torinez dhe dëshiron sa më shpejt të jetë e mundur largimin.

Ideja e Romës për të arritur tek serbi është qendërmbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla. 22-vjeçari i përfaqësueses Shqiptare, nuk ka gjetur hapësirat e dëshiruara nga Mourinho dhe një transferim tek Torino mund të ishte destinacioni i radhës. Në ekipin e granatave, Kumbulla do të gjente ish-trajnerin e tij Ivan Juric, i cili drejtonte Hellas Veronën në sezonin më të mirë të mbrojtësit shqiptar.

Megjithatë për Kumbullën nuk kanë munguar ofertat edhe nga ekipet jashtë Serie A. Francezët e Lille janë interesuar për shërbimet e 22-vjeçarit si zëvendësues i Jose Fonte, të cilit i mbaron kontata në verë të 2023. /oversport.tv

You may also like