Oferta konkrete për dyshen Seferi-Xhixha, Tirana rrezikon të humbasë yjet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tirana është kthyer në një supermarket në këtë periodhë merkatoje, pasi shumë klube europiane kërkojnë të bëjnë të vetët lojtarët që u shpallën kampionë të Shqipërisë me fanellën bardheblu sezonin e kaluar.

Deri më tani nga skuadra janë larguar Hoxhallari, Toli, Totre dhe Hoti, por “Panorama Sport” shkruan se Tirana rrezikon që të humbasë edhe dyshen e sulmit Seferi-Xhixha, që janë shumë të kërkuar në merkato.

Sipas të përditshmes për Taulant Seferin, që ka disa ditë që nuk shfaqet në stërvitjen e skuadrës (sipas drejtuesve të klubit ka marrë leje) ka disa oferta nga Ukraina. Zoria dhe Vorskla Poltava ofrojnë 500 mijë euro për kartonin e sulmuesit, por presidenti Halili pretendon të paktën 700 mijë euro për të lënë të lirë bomberin.

Oferta ka edhe për Redon Xhixhën, që synohet nga disa skuadra turke. Boluspori ofron 150 mijë euro për sulmuesin, por edhe në këtë rast Halili refuzon shitjen, pasi pretendon një shifër më të lartë. / Oversport.tv

You may also like