Oferta e parë jo e duhura, Bayern Munich tenton yllin holandez të Ajax

by admin
Spread the love

Bayern Munich po mendon të përforcojë mesfushën. Me Corentin Tolisso që pritet të largohet me parametra zero, gjermanët kanë në shënjestër një holandez.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Ajax, Ryan Gravenberch. I riu, të cilin e krahasojnë shpesh me Paul Pogba dhe ka menaxher të famshmin Mino Raiola, ka kontratë deri më 30 qershor 2023.

Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, Bayern Munich ka bërë ofertë zyrtare dhe ofron 15 milionë euro për shërbimet e mesfushorit.

Në marrëveshje do të ketë edhe klazuola për bonuse të ndryshme që mund të kapin shifrën e 10 milionë eurove.

Ajax gjithsesi nuk është i kënaqur me ofertën e parë. Bisedimet kanë nisur dhe priten zhvillime në ditët në vazhdim. / oversport.tv

Foto: FC Bayern Munchen, Twitter

You may also like