Ofendoi dhe akuzoi gjyqtarit e ndeshjes, Armend Dallku dënohet nga komisioni i garave

by admin
Spread the love

Komisioni i Garave të FFK-së ka inicuar procedurë disiplinore ndaj kryetrajnerit të Dukagjinit, Armend Dallkut.

Sipas njoftimit të lëshuar nga FFK-ja, Dallku ka hyrë në fushë pas kartonit të kuq ndaj lojtarit të Dukagjinit në ndeshjen e Kupës kundër Gjilanit dhe ka ofenduar rëndë gjyqtarin kryesor, Dardan Çakën.

Tutje, Dallku edhe pas ndeshjes në prononcim për media akuzoi referin kryesor për epilogun përfundimtar të ndeshjes.

“Inicim disiplinor ndaj: kryetrajnerit të FC ”Dukagjini”, Armend Dallku nr, ID.000613M83. Motivi: Në minutën e 80-të pas ndëshkimit me karton të kuq të lojtarit të tij është futur në fushë, ku ka ofenduar rëndë gjyqtarin kryesor, për çka është ndëshkuar direkt me karton të kuq. Pas përfundimit të ndeshjes kryetrajneri A. Dallku ka vazhduar me ofendime dhe akuza në deklaratën e dhënë në prononcim për media ku akuzon referin kryesor për epilogun përfundimtar të ndeshjes. Sipas raportit të zyrtarit të ndeshjes Gjilani – Dukagjini”, thuhet në njoftimin zyrtar të FFK-së.

Dukagjini u mund 2:1 nga Gjilani në fazën e 1/8 së Kupës së Kosovës.

You may also like