Ofendimi i Bashës për Nishanin dhe përgjigja e merituar që mori

by admin
Spread the love

Ceremonia shtetërore për Bujar Nishanin bëri bashkë shumë politikanë nga Shqipëria dhe Kosova, por edhe diplomatë të huaj.

Të shumtë ishin ata që u shprehën ngushëllime familjarëve, ku edhe kanë vlerësuar figurën e një shtetari si Bujar Nishani

Në ceremoninë që nisi në orën 10:00 dhe zgjati deri në orën 12:00, kanë qenë deputetë të PS dhe ministra, grupi parlamentar i PD dhe Sali Berisha, anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, ish-presidentë, ambasadorja Yuri Kim, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shumë të tjerë.

I vetmi që nuk mori pjesë në këtë ceremoni ishte Lulzim Basha. Basha ndoshta u mjaftua vetëm me “servilët” e tij, Gazment Bardhin, Jorida Tabakun dhe Enkelejd Alibeajn, ndërsa sa për  “sy e faqe” dërgoi “me postë” një kurorë me lule. Agest Kopellaj ishte personi që vendosi lulet mbi arkëmortin e Nishanit në emër të Lulit.

Ofendimi i turpshëm që Lulzim Basha i bëri një figure të vlerësuar si Bujar Nishani, mori përgjigjen e merituar.

CNA.al ka siguruar videon e momentit kur stafi i ka hequr nga aty kurorën e Bashës, si një shenjë kundërpërgjigje për ofendimin që ai i bëri ish presidentit të ndjerë./CNA

You may also like