OEGJK pjesë e eventit të ftuar nga Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane

by admin
Spread the love

Drejtoresha menaxhuese e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovoare, (OEGJK), Nora Hasani në Berlin mori pjesë në pritjen vjetore nga Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane/Ost-Ausschuss der Deutschen Wirtschaft (OA), për shënimin e përvjetorit të 70 të themelimit.

Në këtë event ishin pjesë rreth 250 mysafirë të ftuar, duke përfshirë kancelarin Federal Olaf Scholz dhe zëvendëskancelarin Robert Habeck, përcjell klankosova.tv.

Hasani qe pjesë e kësaj ngjarjeje me ftesë të OA.

Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane/Ost-Ausschuss der Deutschen Wirtschaft është partner kyç, shumëvjeçar e strategjik i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.

You may also like