OBSH: Vaksinat kundër COVID duhet të sigurojnë mbrojtje edhe ndaj variantit Omicron

by admin
Spread the love

Vaksinat ekzistuese kundër COVID duhet të sigurojnë mbrojtje nga rastet e rënda edhe ndaj variantit Omicron. Kështu tha sot një zyrtar i OBSH-së.

“Ne kemi vaksina shumë efektive që kanë rezultuar efektive kundër të gjitha varianteve deri më tani, për sa i përket sëmundjes së rëndë dhe shtrimit në spital, dhe nuk ka asnjë arsye për të pritur që nuk do të jetë kështu” për Omicron, tha Mike Ryan, drejtori i urgjencave të OBSH-së.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur një studim i bërë në Afrikën e Jugut zbuloi se vaksina Pfizer/BioNTech mund të rezultojë deri në 40 herë më pak antitrupa neutralizues kundër Omicron sesa kundër llojit origjinal të COVID.

Rezultatet e këtij studimi nuk janë parë akoma nga shkencëtarë të tjerë, teksa ende ka shumë pikëpyetje që nuk kanë marrë përgjigje për Omicron.

You may also like