OBRM-PDUKM pyet se kush ka dhënë urdhër që autobusët e “Besa Trans” të kalojnë mbi 100 herë pa leje

by admin
Spread the love

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Spsovskit dhe Boçvarskit për shkak se firma “Besa Trans” ka vozitur pa leje dhe kanë kaluar kufi dhe kontrolle, ndërsa sistemi, sipas tyre, ka punuar vetëm për ma fi an.

Gati 140 herë Besa Trans ka kaluar kufirin dhe ka vozitur pa leje. Kjo firmë ka kaluar kontrollet policore, doganore dhe kontrollet inspektoriale”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se Boçvarski dhe Spasovski nuk kanë mundur të mos dinë se kjo firmë vozit gjatë gjithë vitit pa licenca dhe tolerohet nga të gjithë shërbimet shtetërore.

“Kush ka dhënë urdhër që autobusët e Besa trans të kalojnë në kufi mbi 100 herë pa leje? Kush ka përfituar nga biznesi ilegal i Besa trans që mori 44 je të?”, thonë nga kjo parti duke kërkuar dorëheqjet e dy ministrave.

You may also like