Oborri i Qeverisë së Kosovës mbushet me flamuj amerikanë – Shqip

by admin
Spread the love

Është mbushur me flamuj të Amerikës oborri i Qeverisë së Kosovës.

Flamujt i kanë vendosur disa aktivistë të shoqërisë civile në shenjë përkrahjeje dhe mirënjohjeje për Shtetet e Bashkuara, si aleati kryesor që ndihmoi çlirimin e Kosovës dhe më pas shtetndërtimin.

Nga ana tjetër, gjesti i drejtohet dhe kryeministrit të tanishëm Albin Kurti, i cili së fundi, edhe njëherë shpërfilli këshillat e ShBA-së për të shtyrë për 10 muaj zbatimin e vendimit për targat ilegale në veri të Kosovës.

Kjo iu ka dhënë shkas serbëve që të braktisin institucionet e Republikës së Kosovës, duke kthyer në pikën zero gjithë progresin e bërë për integrimin e tyre.

Kryeministri Albin Kurti u shpreh sot se raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë “sikurse ato të gjyshit me nipin”.

Në konferencën për media të mbajtur të hënën, shefi i qeverisë ka kritikuar gazetarët për leximin, sipas tij, të pasaktë të komunikatës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara lidhur me procesin e regjistrimit të veturave dhe situatës në veri.

Lexo lajme interesante

You may also like