Obiliqi e shënon Ditën e Dëshmorëve të Kombit

by admin
Spread the love

Në qytetin e Obiliqit sot është shënuar 5 maji, Dita e Dëshmorëve të Kombit.

Në njoftimin e lëshuar nga Komuna e Obiliqit thuhet se janë bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore duke u nderuar të rënët për liri e shtetndërtim.

Po ashtu, pati edhe një akademi përkujtimore në amfiteatrin e sheshit “Dëshmorët e Kombit”, ku u dha një program kulturor e artistik në shënimin e kësaj dite.

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, kishte thënë se respektojnë sakrificën dhe gjakun e derdhur për lirinë që sot gëzohet.

“Duke nderuar të rënët për liri ne nderojmë vetveten dhe historinë tonë të lavdishme, nderojmë përpjekjet shekullore për pavarësi”, ka thënë Gashi, transmeton KlanKosova.tv.

 

You may also like