“O Sali, ti Ramës i vjen poshtë barkut të kalit të Skënderbeut”, Taulant Balla plas deklaratën e fortë në mes të Kuvendit

by admin
Spread the love

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu drejtua sot ish-kryeministrit Sali Berisha me tone të revoltuara.

Deklarata e Ballës:

“Është bërë park kombëtar, duhet ta kishe bërë ti atë gjë, por nuk kishe atë hall. kishe hallin e lejeve të ndërtimit, e di ti shmë mirë për çfarë e kam. Në atë kontratë asokohe nuk u zbatua asnjë pjesë e asociacionit në Shqipëri. Në atë kohë Lulzim Basha i shpëtoi drejtësisë sepse dosja shkoi me 7 ditë vonesë sepse kontrolli i Lartë i Shtetit e gjeti fajtor Bashën. Mos të përmendim më të gjitha aferat që janë bërë mes jush. Urdhrin më 21 janar e ke dhënë ti, e ke dhënë ti apo ministri i Brendshëm, dil e thuaje? Dhe për akuzat që kishe për kryeministrin Rama, ti atij i vjen poshtë barkut të kalit të Skënderbeut, ti i vjen poshtë barkut të kalit të Skënderbeut.”, tha Balla.

You may also like