O media k*rva, na i bëtë dashnorë miqtë e shokët

by admin
Spread the love

Keisi Meidini dhe Lorenc Hasrama kanë qenë të dashur? Ky është lajmi që po qarkullon së fundmi në të gjitha mediat rozë që pas hyrjes së Lorencit në shtëpinë e Big Brother mbrëmjen e së martës. Lajmi po komentohet gjatë edhe nga ndjekësit, të cilët kanë vënë re edhe një tjetër detaj.

Gjatë hyrjes së konkurrentëve të rinj, kamera fokusoi në një moment Sabianin dhe Keisin. Ky pretendim u diskutua gjithashtu gjatë videove live të personazheve të ndryshëm që komentojnë “Big Brother” dhe më pas u përhap nga njerëzit në rrjete sociale.

Në lidhje me këtë çështje së fundmi ka reaguar pak orë më parë edhe Sabiani. “O media k…, që e keni shpirtin më të zi se qymyri. Na i bëtë miqtë dhe shokët dashnorë. E nxirrni besëpremë atë djalin se kemi miqësi të përbashkët,”-shkruan këngëtari në një postim në Instastory.

Nuk dihet nëse Keisi dhe Lorenci janë vërtetë ish-të dashur. Mbetet për t’u zbuluar në vijim, nëse kjo do të jetë edhe një nga temat e Vëllait të Madh.

You may also like