Nxënësit filloristë nga sot në shkollë pa maska, fakultetet me prezencë fizike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Filloristët që sot do të mund të vijojnë mësimin me prezencë fizike pa mbajtje të detyrueshme të maskave mbrojtëse, pasi Qeveria në seancën e mbrëmshme e pranoi propozim e Komisionit për Sëmundje Infektive për zbutjen e një pjese të masave që vlenin për nxënësit në shkollat fillore.
Vendimi hyn në fuqi prej sot dhe do të vlejë deri në dorëzimin e ndonjë propozimi të ri eventual nga ana e Komisionit për Sëmundje Infektive. Megjithatë, nxënësit që dëshirojnë, munden edhe më tutje të mbajnë maska mbrojtëse gjatë qëndimit në shkollë. Për mësimdhënësit dhe të punësuarit tjerë në shkolla mbetet obligimi për mbajtjen e maskave.

Krahas kësaj, Qeveria vendosi të fillojë ligjëratat me prezencë fizike në fakultetet në vend në përputhje me masat parandaluese të rekomanduara për parandalimin e koronavirusit Kovid-19, mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse në ambiente të mbyllura, ruajtjen e distancës fizike prej një deri në dy metra, higjiena e duarve me dezinfektim të detyrueshëm para hyrjeve të sallave të ligjëratave, amfiteatrove, palestrave, gjegjësisht mos grupim dhe ajrim i shpeshtë i ambienteve të mbyllura, me rekomandim për vaksinimin e studentëve dhe kuadrit mësimdhënës të fakulteteve në vend.

Qeveria miratoi edhe rritjen e kapacitetit maksimal në hapësira të hapura dhe të mbyllura nga maksimumi aktual prej 50 për qind në 75 për qind, me mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse për ngjarje kulturore – teatro, kinema, filarmoni, si dhe seminare , trajnime, takime, konferenca dhe të ngjashme.
Hiqet edhe detyrimi për sigurimin e shërbimeve të rendit në operatorët ekonomikë, si posedimi i detyrueshëm i certifikatës ose vërtetimit për imunizimin, përkatësisht dy dozave të pranuara të vaksinës kundër Kovid-19 ose kalimin e sëmundjes së Kovid-19 në 180 ditët e fundit, për të vizituar objektet gastronomike në ambiente të hapura. Në të njëjtën kohë, për pjesët e mbyllura mbetet detyrimi për posedimin e certifikatës për vaksinim ose për kalimin e sëmundjes.

Vendimi qeveritar vjen në kushte kur, sipas raportit javor të Instituti për Shëndet Publik në periudhën nga data 21 deri më 27 mars, vazhdon zvogëlimi i numrit të të infektuarve dhe të hospitalizuarve me Kovid-19.

You may also like