Nxënësit e Vizbegut nga 1 shtatori do të nisin mësimin në shkollën e re

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka njoftuar se në seancën e sotme qeveritare i është dhënë dritë jeshile komunës së Butelit, që nxënësit e Vizbegut të nisin mësimin në shkollën e re.

Grubi thotë se shkolla do të ketë kapacitet për 300 nxënës.

“Në seancën e sotme të Qeverisë kemi dhënë dritë jeshile që nxënësit e Vizbegut në komunën e Butelit, të fillojnë mësimin në shkollën e tyre amë.
Një projekt shumë modern edukativo-arsimor me një kapacitet për 300 nxënës dhe me të gjitha elementet e nevojshme për funksionim, si në aspektin teknik ,ashtu edhe profesional”, ka shkruar zv/kryeministri Grubi.

Lajmi është ndarë edhe konfirmuar edhe nga ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri.

MARKETING




You may also like