Nuno Espirito Santo rikthehet në Angli  

by admin
Spread the love

Nuno Espirito Santo është rikthyer për të punuar në Premier League.

Trajneri nga Portugalia të mërkurën është zyrtarizuar te skuadra e Nottingham Forestit dhe ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2025.

Në këtë post, portugezi Santo ka zëvendësuar Steve Cooperin e shkarkuar të martën. 49-vjeçari e njeh kampionatin e Anglisë, pasi në të shkuarën ka punuar te Wolverhamptoni dhe skuadra e Tottenhamit. Ai së fundmi, ishte në krye të ekipit Al-Ittihad nga Arabia Saudite por u largua në fillim të muajit të shkuar.

Te Nottinghami presin shumë nga trajneri i ri, i cili ka për mision ta mbajë ekipin në Premier League edhe për edicionin e ardhshëm. Aktualisht, Nottinghami zë vendin e 17-të në tabelë me 14 pikë të grumbulluara pas 17 ndeshjeve të zhvilluara deri më tani.

Santo në krye të Nottinghamit do të debutoj të shtunën në ndeshjen kundër skuadrës së Bournemouthit.

 

You may also like