Nuk zhgënjejnë ekipet favorite – Shqip

by admin
Spread the love

BRENGOS DISCIPLINA E LOJTARËVE

Katër fitoret e ekipeve vendase  dhe  vetëm një fitore e ekipeve mysafire me 8 gola të shënuar dhe 4 karton të kuq ishte epilogu i pesë ndeshjeve të xhiros së parë të sezonit të ri në elitën e futbollit vendor.

Përshtypje e përgjithshme është se në ndeshjet hapëse të kampionatit nuk ndodhi asnjë befasi sa i përket rezultateve, pasi ekipet favorite ia aritë qëllimit të arkëtojnë tre pikët e para. Por brengosin katër kartonët e kuq si Edonis Shala i Shkëndijës, Georgiev i Voska Sport, Stojkovski i Makedonija Gj.P dhe Rajkov i Sileksit.

Kampioni në fuqi Strug Trim Lum shënoi fitore të sigurt ndaj Gostivarit  me  golat e Radeskit dhe Jaroviq. Para fillimit të takimit, një gjest i bukur nga mysafirët, përfaqësuesi i Gostivarit edhe zyrtarisht, me një dhuratë për presidentin e Strugës TL, Arbtrim Qira, i ka uruar struganët për titullin e fituar sezonin e kaluar dhe i ka uruar verë të gjatë evropiane.

Shkëndija është skuadra e vetme që arkëtoi tre pikë në transfertë dhe ate në terrenin e nxehtë të Voska Sportit, eklip e cila debutoi në elitën e futbollit. Autor i golit të vetëm ishte Almir Aganspahiq në minutën e parë shtesë lojës..

Fitore më lojë të mire shënoi edhe skuadrat Akademija Pandev Brera kundër Vardarit me supergolin e Jankullov, por ajo që ra  në sy stadium ku u zhvillua ndeshja a thua vall i plotëson kushtet për ndeshje të Ligës së parë. Bregallnica  në Shtip dëshmoi se në këtë kampionat do jetë njëra nga skuadrat që do ta lufton pjesën e eperme të tabelës. Nga ana tjetër Sileksi gjithmonë dëshmon stabilitet. Fitore të rëndësishme  në hapje të sezonit  shënoi edhe Tikveshi ndaj Makedonmija Gj,P.

Në xhiron e dytë takohen: Vardari – Shkupi, Shkëndija – Styruga Trim Lum, Gostivari – Tikveshi, Sileski – Rabotniçki, Makedonija Gj.P – Bregallnica  dhe AP Brera – Voska Sport

You may also like