Nuk të kemi thirr me raportuar për Thaçin – Shqip

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe deputeti i PDK-së Xhavit Haliti janë përplasur në Komision në lidhje me dështimet dhe sukseset e dialogut, raporton Shqip.

Bislimi në Komisionin për Punë të Jashtme, tha se si Qeveri kanë trashëguar një proces 10 vjeçar, duke shtuar se ish-kryeministri Hashim Thaçi ka pranuar marrëveshjen që forcat e Policisë të mos dërgohen në veri të vendit.

“Ish-kryeministri Thaçi ka pranuar marrëveshjen që forcat e Policisë të mos dërgohen në veri të vendit. Në veri të vendit kemi ende valuta të një shteti armik”.

“Në veri qytetarët ende nuk paguajnë. Serbisë i janë lejuar që të mbajë zgjedhje në komunat e Kosovës”.

You may also like