Nuk po gjen hapësira tek Interi, një tjetër klub gjerman shfaq interes për Gosens

by admin
Spread the love

Robin Gosens, u afrua me bujë tek Interi, por nuk po arrin që të gjejë shumë hapësira te skuadra zikaltër, prandaj janë të shumta klubet e Bundesligës që kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë për të bërë të vetin lojtarin e talentuar.

Pas Bayer Leverkusen, është Borussia Mönchengladbach skuadra që shfaq interes për anësorin gjerman. Drejtori sportiv i klubit gjerman, Roland Virkus ka thënë në lidhje më ketë temë:

“Nuk e di sa është paga e tij, por është e qartë që ka cilësi. Nuk mund të konfirmoj fjalët që qarkullojnë, por mendojmë gjithmonë që të bëjmë marrëveshje të zgjuara në raportin cilësi-çmim”. / Oversport.tv

You may also like