Nuk përmbahen Dea dhe Keisi për ‘Shën Valentin’, shkëmbejnë puthje në…buzë

by admin
Spread the love

Sot është dita e Shën Valentinit, e njohur ndryshe edhe si festa e të dashuruarve. Kjo festë po kalohet ndryshe edhe në shtëpinë e Big Brother, teksa Vëllai i Madh u ka kërkuar banorëve që të paktën për një ditë të lënë pas të gjitha mosmarrëveshjet e hatërmbetjet e të dhurojnë shumë puthje, dashuri e dedikime.

Kështu, të gjithë banorët, sa herë të dëgjojnë gongun nga Vëllai i Madh, duhet të puthen e të përqafohen me njëri-tjetrin dhe sa herë të lexojnë emrin e tyre në ledet brenda shtëpisë, do t’i duhet t’i bëjnë dedikime dashurie njëri-tjetrit, por jo gjithmonë të njëjtit banor.

E kështu, pas rënies së gongut, të gjithë konkurrentët kanë nisur duke i dhuruar puthje njëri-tjetrit. Por në fakt, puthja më e papritur ishte ajo mes dy banoreve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Keisi Medinit dhe Dea Mieshel, të cilat janë puthur në buzë.

E në fakt, jo vetëm njëherë, por dyshja kanë shkëmbyer disa puthje në buzë me njëra-tjetrën, duke habitur jo pak banorët e tjerë brenda shtëpisë.

You may also like