Nuk mund të pranojë statusin e rezervës, Ronaldo kërkon largimin nga United

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo u detyrua të qëndrojë te Manchester United ndonëse u përpoq në të gjitha mënyrat që të largohej nga klubi anglez.

Lamtumira duket se është shtyrë vetëm për disa muaj, sepse sipas “The Sun”, 37-vjeçari nuk po arrin që të përshtatet me skemat e teknikut Erik ten Hag dhe nuk mund të kënaqet duke qëndruar rezervë.

Në janar portugezi do të kërkojë sërish një rrugëdalje, duke shpresuar që kërkesat e “djajve të kuq”, pak muaj para skadimit të kontratës të mos jenë të shumë të larta. Në të njëjtën kohë edhe vetë Ronaldo duhet të ulë pak pretendimet e tij. / Oversport.tv

Foto: Manchester United Twitter

You may also like