“Nuk më ka pyetur askush”, Agron Duka flet hapur: Ky propozim i Lulzim Bashës është i tmerrshëm, çfarë jemi ne armiq të popullit?

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka deklaruar se nuk është njohur me propozimin e PD, për vettingun në politikë.

Duka theksoi se në pamje të parë duket iniciativë e tepërt. Sipas tij, nëse qëllimi është për të filtruar deputetë, janë të mjaftueshme ato institucione që janë.

“Duhet të njihesha me këtë iniciativë, nuk e kam lexuar tamam. Nëse qëllimi është për të filtruar deputetët, janë të mjatueshme ato institucione që janë e kjo për mua është e tepërt. Nuk më kanë pyetur nuk janë konsultuar. Ne do shohim dhe do votojmë. Në pamje të parë duket iniciativë e tepërt sepse ne i kalojmë ato filtrat e nevojshme dhe kjo më duket një hallkë e tepërt. Një politikan kalon ILDKP, kalon dekriminalizmin, futin dhe një vetting dhe kjo është e tmerrshme, çfarë është politikani armik i popullit?”, tha Duka në studion e “Quo Vadis”.

You may also like