“Nuk kisha asgjë në rregull”, Adrola Dushi flet për momentin që i ndryshoi jetën

by admin
Spread the love

Ajo është një nga vajzat më të bukura në Shqipëri, por me jetë jo aq të thjeshtë. Adrola Dushi ka qenë e ftuar në “Prive” ku ka zbuluar datat më të rëndësishme të jetës së saj.

Krahas ardhjes në Tiranë, karrierës në Amerikë, dhe lindjes së djalit, Adrola u ndal tek ditëlindja e vitit të kaluar.

“Në këto 6 vite të fundit të jetës time vetëm puna shkonte mirë, dhe djali im gëzonte shëndet, po jeta ime në asnjë lloj drejtimi nuk shkonte mirë”, tregoi Adrola.

Po ashtu, ajo tha se ditëlindja erdhi pas karantinës, dhe para asaj periudhe kishte qenë shumë e zymtë dhe nuk ndihej vetvetja.

“Mora koha për të reflektuar dhe menduar gjatë asaj kohe, më shërbeu pë mirë”, tregoi modelja.

Gjithashtu ajo tha se nuk kishte festuar ditëlindje, jo sepse s’kishte dëshirë, por për shkak të gjërave dhe rrethanave.

“Ma bëri suprizë shoqja e ngushtë dhe e kam shijuar shumë”, tha Adrola.

Sa i përket jetës së saj, tha se kishte ndryshuar e pas karantinës, gjithçka ishte më mirë për të.


Lexo lajme interesante

You may also like