“Nuk kemi bërë asnjë ofertë për Gosens”, drejtuesi i Leverkusen mohon gjithçka

by admin
Spread the love

“Nuk ka asnjë ofertë nga ana e Bayer Leverkusen për Gosens, nuk kemi asnjë qëllim që ta blejmë”. Me këtë fjali drejtori sportiv i Bayer Leverkusen ka mohuar gjithçka për lajmet që lidhin një largim të mundshëm të mbrojtësit gjerman me Interin.

Ai pritet të qëndrojë në Milano me Interin dhe të luajë shanset e tij për këtë sezon. Megjithatë, sipas mediave italiane, ka pasur një interesim të klubit gjerman për mbrojtësin e Interit.

Ata kanë ofruar 2 milionë euro për huazimin e lojtarit dhe më pas 28 të tjera për të drejtën e blerjes. Nga ana tjetër, Interi ka kërkuar që marrëveshja të ishte me detyrim blerje, çka ka bërë që Leverkusen të tërhiqet. /oversport.tv

You may also like