Nuk ka vend për Brojën dhe Hysaj, ja formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Islandës

by admin
Spread the love

Shqipëria do të luajë sfidën e fundit të Nations League përballë Islandës në “Air Albania”. Ndeshja do të startojë më 20:45 ku “kuqezinjtë” kërkojnë fitoren për të arritur vendin e dytë në grupin 2 të Ligës B.

Në prag të kësaj sfide, është publikuar edhe formacioni zyrtar me të cilin do të luajë Shqipëria. Ndryshe nga ndeshja e fundit, Edoardo Reja i është rikthyer skemës së zakonshme 3-4-1-2 që jemi mësuar të shohim shpesh Shqipërinë.

Porta i është besuar sërish Thomas Strakoshës, i cili do të ketë përballë vetes treshen Ismajli, Veseli dhe Gjasulën. Ky i fundit është detyruar të rreshtohet në linjën e mbrojtjes, ndërsa më parë ka luajtur si mesfushor shkatërres.

Ramadani dhe Abrashi janë dyshja përpara mbrojtjes, ndërsa linjat anësore do të mbulohen nga Balliu dhe Lenjani. Në sulm Nedim Bajrami do të mbështesë dyshen Uzuni-Cikalleshi.

SHQIPËRIA (3-4-1-2): Strakosha; Ismajli, Gjasula, Veseli; Balliu, Abrashi, Ramadani, Lenjani; Bajrami; Cikalleshi, Uzuni

ISLANDA (4-3-3): Runnarsson; Palsson, Gunnarsson, Magnusson, Olafsson; Johannesson, Bjarnarson, Helgason; Thosteinsson, Finngobason, Sigurdsson

You may also like