Nuk ka përçarje brenda “Grupit të Zjarrit”, tha Ganiu

by admin
Spread the love

“Grupi i zjarrit” mohon se ka përçarje brenda fraksionit. Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, deklaroi sot se anëtarët e fraksionit janë nëpër pushime dhe pas përfundimit do të mblidhen për të dakorduar qëndrimet e tyre.

“Për momentin nuk ka as përçarje. Ne, disa nga kolegët tanë janë në pushim. Tani do të kthehemi, do të ulemi, do të koordinohemi të gjithë, por një gjë të këtillë që ka përçarje e kam marrë nga mediat, përbrenda nuk ka asgjë.”,  deklaroi kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Ai tha se ata nuk e pranojnë përzgjedhjen e Bekim Nezirit në krye të Cairit, duke shtuar se ato zgjedhje janë legjitime. Për hapat e ardhshëm, Ganiu, tha se fillimisht do të shterin gjitha mundësitë për të vepruar brenda partisë.

“Dalë nga dalë po shteren mundësitë, por do të shohim hapat e ardhshëm. As në këtë moment nuk e mohoj, çdo herë do të grumbullohemi dhe do të shohim për hapat e ardhshëm, por deri në maksimum do ta shfrytëzojmë hapësirën se a mund të veprojmë brenda partisë. Në atë moment që na i mbyllin dyert, ne duhet të shohim opsionet të tjera se si do të veprojmë.”, u shpreh Ganiu.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like