Nuk ka fitues në “Via del Mare”, Lecce dhe Fiorentina ndahen në paqe

by admin
Spread the love

Nuk ka fitues në sfidën Lecce-Fiorentina, që mbylli javën e 10-të të Serie A në Oversport dhe Tibo.

Një ndeshje e bukur plot ritëm dhe emocione është zhvilluar në “Via del Mare”, por në fund të dyja skuadrat duhet të kënaqen me nga një pikë, sepse sfida përfundon në barazim 1-1.

Miqtë mundohen të dominojnë lojën, por Lecce zbret rrezikshëm në kundërsulm falë shpejtësisë së Banda dhe Strefezza.

Fiorentina shënon me Cabral, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Në fund të pjesës së parë janë vendasit ata që zhbllokojnë sfidën me Ceesay.

Sapo fillon pjesa e dytë Fiorentina barazon shifrat me Kouame. Pavarësisht përpjekjeve nga të dyja skuadrat rezultati mbetet i pandryshuar. /Oversport.tv

You may also like