Nuk ka fitues në “Maradona”, Napoli dhe Inter i bëjnë “nder” Milanit

by admin
Spread the love

Nuk ka fitues në Maradona. Inter barazoi 1 me 1 me Napolin në transfertë mjaftueshëm për të ruajtur vendin e parë në klasifikim.

Sfida nis me një Inter të trembur në fushë dhe një Napoli që është mënjeherë agresiv. Në minutën e 5-të një pakujdesi e De Vrij në zonë sjell 11 metërsh për të kaltrit, pas konfirmimit të VAR. Nga pika e bardhë, kapiteni Lorenzo Insigne mposht Handanovic dhe bën të shpërthejë festa në stadiumin Maradona.

Inter vazhdon të vuaj ndërsa Napoli i afrohet golit të dytë por shtylla ndal Piotr Zilinskin nga dyfishimi. Menjëherë më pas provojnë rrezikshëm edhe Insinje dhe Osimhen por janë të pasaktë në finalizim.

Duhet pritur minuta e 36 për të parë goditjen e parë në portë të Inter dhe është një goditje me kokë e Dzeko, pa problem për portierin Ospina. Napoli e mbyll pjesën e parë në avantazh por befasohet menjëherë sapo nis e dyta, sepse Dzeko ndëshkon vendasit me një gol nga një pozicion i vështirë.

Inter luan më mirë në fraksionin e dytë të lojës. Handanovic i mohoi golin Osimhen në minutën e 55. Raste në të dyja krahët në minutat e mbetura me skuadrat që krijojnë hapësira në kërkim të fitore por rezultati mbetet i pandryshuar deri në vërshëllimën finale.

Napoli shijoji vendin e parë për pak minuta por Inter arriti të dalë me një pikë të rëndësishëm nga Maradona duke ruajtur kreun e klasifikimit në Serie A pas javës së 25. /oversport.tv

SERIE A – JAVA 24
Napoli-Inter 1-1
Shënues:
Insigne (pen) 7’ / Dzeko 47’

You may also like