Nuk ka fitues në Gjermani-Angli, Italia ngjitet e vetme në krye të grupit

by admin
Spread the love

Mbyllet pa fitues klasikja mes Gjermanisë dhe Anglisë. Përfundon 1-1 supersfida e mbrëmjes së sotme dhe të dyja skuadrat duhet të presin ndeshjen e ardhshme për të tentuar fitoren e parë në këtë edicion të Nations League.

Gjermanët shënojnë me Hofmann në pjesën e parë, por goli i tij anulohet nga VAR. Është sërish Hofmann ai që zhbllokon sfidën në pjesën e dytë, por anglezët barazojnë me kapitenin Kane nga pika e bardhë e penalltisë 2 minuta para përfundimit të takimit.

Pas paraqitjes zhgënjyese përballë Gjermanisë, Italia bën hapa para dhe rikthehet te fitorja, duke mposhtur Hungarinë 2-1. Skuadra e Mancinit zhvillon një pjesë shumë të mirë, zhbllokon sfidën me Barellan dhe më pas dyfishon shifrat me Pellegrinin.

Italia dominon edhe pjesën e dytë, por është e pafat në rastin e autogolit të Mancinit. Falë këtij suksesi Italia ngjitet e vetme në krye të grupit në kuotën e 4 pikëve.

Foto: Nazionale Italiana Twitter

You may also like