Nuk ka fitues në derbin Milan – Inter, finalisti i Kupës së Italisë përcaktohet në ndeshjen e ardhshme

by admin
Spread the love

Ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës të Italisë është ndarë në rezultatin 0-0 midis Milanit dhe Interit.

Të dyja palët kanë patur disa mundësi të arta por vendimtarë kanë qënë portierët përkatës të ekipeve. Lajm i keq për kuqezinjtë është se Romagnoli u dëmtua në pjesën e parë dhe rrezikon sfidën e rëndësishme ndaj Napolit në Serie A.

Ndeshja ishte intensive dhe e barabartë nga të dyja palët por nuk dhuruan atë emocion që pritek, kjo dhe ndoshta për t’u treguar të kujdesshëm në ndeshjene parë.

Minuta pati edhe për blerjen më të re të Interit, Gosens. Gjermani u aktivizua 2 minuta pas mbarimit të kohës së rregullt.

Kjo ndeshje lë të hapur gjithçka për ndeshjen kthyese, ku edhe do të caktohet finalisti.

You may also like