Nuk ka fitues derbi i mbijetesës, Granada dhe Cadiz ndahen në paqe

by admin
Spread the love

Java e 26-të e kampionatit spanjoll mbyllet me një duel mbijetese, pasi në stadiumin “Nuevo Los Cármenes” përballen Granada dhe Cadiz, dy skuadra që kanë nevojë jetike për pikë.

Myrto Uzuni luan një pjesë loje për vendasit, që kërkojnë fitoren në kampionat pas 5 humbjeve radhazi.

Loja është e luftuar dhe mungojnë rastet e pastra për shënim në portat respektive. Episodi më i rëndësishëm i pjesës së parë është kartoni i kuq i Domingos Duarte, që lë vendasit me 10 lojtarë. Mbyllet pa raste flagrante dhe pa gola pjesa e parë.

Miqtë mundohen të shfrytëzojnë superioritetin numerik, por nuk arrijnë që të rrezikojnë portën e Granadas, që tashmë ka frikë se mos humbet këtë takim. Cadizi është më kërkues dhe luan më mirë në minutat e mbetura, por nuk arrin që të zhbllokojë dot këtë sfidë.

Mbyllet pa fitues kjo përballje direkte dhe të dyja skuadrat vazhdojnë të qëndrojnë në zonën e ftohtë që të çon në kategorinë inferiore. / Oversport.tv

Foto: Cádiz CF Twitter

Spanjë-LaLiga / Java e 26-të

Granada-Cadiz 0-0

You may also like