Nuk ka “Elbasan Arena”, derbi Dinamo-Tirana do të zhvillohet në kryeqytet

by admin
Spread the love

Kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i Kategorisë Superiore, ndërsa këtë të shtunë do të luhet edhe një tjetër derbi. Në orën 17:00, Dinamo do të përballet me Tiranën në një derbi që ka vetëm vlera statistikore pasi verdiktet finale për këtë kampionat janë dhënë për të dyja ekipet.

Nuk ishte vendosur ende se në cilin stadium do të zhvillohej ndeshja, por tashmë gjithçka është zyrtare. Edhe pse Dinamo është pritëse e këtij takimi, ndeshja do të zhvillohet në “Selman Stërmasi”, pikërisht në shtëpinë e bardhebluve.

Dinamo shpesh herë këtë sezon i ka zhvilluar ndeshjet në “Elbasan Arena”, por këtë herë ka vendosur të luajë në qytetin e saj. Ekipi i Vanolit tashmë ka rënë zyrtarisht një kategori më poshtë dhe nuk po lufton më për asgjë. Nga ana tjetër Tirana është shpallur kampione e Shqipërisë. /oversport.tv

You may also like