Nuk ka deputet në BDI, por edhe shqiptar që i kushtëzon apo nuk i voton ndryshimet Kushtetuese – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Grubi thotë se nuk ka deputet shqiptar që kushtëzon ndryshimet kushtetuese, ai mes tjerash tha se nuk ekziston ”Grup të Zjarrit”.

“Nuk ka deputet në BDI, por edhe shqiptar ose kushdo në shumicën progresive parlamentare që i kushtëzon ndryshimet kushtetuese për Maqedoninë e Veriut evropiane. Mendoj se adresa është në një vend tjetër, kjo është në selinë e VMRO-DPMNE-së. Prej sot ne nisim me përpjekjet për të siguruar shumicë parlamentare siç e kemi bërë më herët me Marrëveshjen e Prespës. Jam i bindur se do të kemi sukses edhe tani sepse kemi kontakte me opozitën dhe e shohim disponimin. Tjetër gjë është që thonë liderët e tyre që nuk janë deputetë, tjetër gjë thonë ata që janë deputetë”, tha mes tjerash Grubi.

 

You may also like