Nuk ka çështje “Broja” tek kombëtarja – Shqip

by admin
Spread the love

Pochettino shuan dyshimet, shqiptari mbetet jashtë skuadrës për derbin me Arsenalin

Premier League angleze rikthehet me takime emocionuese. Këtë të shtunë në Londër luhet derbi mes Chelsea dhe Arsenal, një 90 minutësh që premton spektakël, gola dhe surpriza. Armando Broja nuk do të jetë pjesë e kësaj përballje, për të konfirmuar kështu edhe problemet fizike dhe munguar në një ndeshje kyçe për ‘Blutë e Londrës’ që duan të ruajnë ritmin e tre fitoreve radhazi. Sulmuesi po rikuperohet ende nga dëmtimi në gju, problem fizik që ndikoi në mungesën e 22-vjeçarit në dy ndeshjet e tetorit tek kombëtarja shqiptare. Fakt që konfirmon se tek kombëtarja shqiptare nuk ka çështje Broja dhe se Sylvinho nuk e aktivizoi as ndaj Çekisë dhe Bullgarisë për të mos rrezikuar.

Vitet e fundit, derbi me Arsenalin ka qënë një ‘tabu’ për Chelsea, pasi nuk fiton prej gushtit të vitit 2021.  Që prej asaj periudhe, topçinjtë janë ata që kanë dalë kryelartë nga kjo sfidë, me katër fitore në po kaq përballje. Arsenal është skuadra që ka dominuar në derbet e fundit, pasi ka gjetur edhe golin e para. Në pesë nga gjashtë takimet e fundit, Arsenal ka shënuar e para, duke marrë kështu rezultate pozitive. Tre nga ato ndeshje përfunduan me humbje në shtëpi për Chelsean dhe një e katërt do ta bënte Arsenalin skuadrën e parë që siguron katër fitore radhazi në “Stamford Bridge” që kur Watford arriti suksesin në 1986. Arsenal momentalisht është në vendin e dytë në kampion me pikë të barabarta me Tottenham, 20 pikë pas 8 javësh. Ndërkaq, Chelsea gjendet në mesin e tabelës me 11 pikë.

Klan News

You may also like