“Nuk ka arsye” për zgjatjen e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi

by admin
Spread the love

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë fjalës në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës, theksoi rëndësinë e grurit ukrainas në luftimin e urisë në botë dhe çmimet e ushqimit.

Mirëpo marrëveshja e Detit të Zi, e cila siguron një korridor të sigurt për grurin e eksportuar gjatë luftës, është në rrezik, sipas Kremlinit.

Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se nuk ka “asnjë bazë” për të zgjatur marrëveshjen, e cila skadon në korrik, megjithatë ajo nuk u zbatua siç duhet.

Rusia i ka kërkuar Perëndimit të ndalojë vendosjen e pengesave për eksportin e drithit dhe plehrave të veta.

OKB-ja “nuk po arrin të ushtrojë ndikimin e nevojshëm mbi vendet e Perëndimit kolektiv për të përmbushur këtë pjesë ruse të marrëveshjes”, tha ai.


Top Channel

You may also like