“Nuk je kurrkund” poezia e trishtë mbi një dashuri të humbur nga Dritëro Agolli – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Nuk je kurrkund” është një ndër poezitë më të veçanta nga autori i njohur shqiptar, Dritëro Agolli. Ajoka të bëjë me ndarjen, me një dashuri të humbur ku autori dëshpërimisht e kërkon vajzën që dashuron. Poezia nis me pluhurosjen e rrugës në një ditë të nxehtë, dhe përfundon me momentin kulminant, ku autori ndjen aq shumë mall për ta parë vajzën që dashuron, saqë është i gatshëm ta kërkojë atë në çdo kokërr pluhuri. Kjo është një poezi që përshkruan ndjesitë e një personi që vërtet ka dashuruar dhe vazhdon të dashurojë në jetë, por që për arsye të ndryshme nuk gjendet pranë personit që do.

“Nuk je kurrkund”
Kjo ditë e nxehtë, e gjatë,
Mbuloi me pluhur rrugën gjer në fund.
Vështroj në zheg në pluhurin e thatë,
Po ti nuk je kurrkund.

Dhe me gishtrinj mbuloj fytyrën time,
Pastaj këmishën e rënduar shkund.
Nga pluhuri përdhe rrëzohen thërrime,
Po ti nuk je kurrkund.

Jam gati të kërkoj çdo kokërr pluhuri,
Dhe në kërkim si arkeolog të humb.
Veç të të gjej, e humbura qëkuri,
Po ti nuk je kurrkund.

You may also like