“Nuk flasim prej kohësh”, Mevlani flet për mosmarrëveshjen që ka pasur me Sabianin

by admin
Spread the love

Mevlani, ish-protagonist i “Përputhen” ka folur për Big Brother VIP, saktësisht njërin nga miqt e tij, Sabianin.

Ai ka treguar se njihen prej vitesh, por që nuk flasin më, e sipas tij fajin e ka ai vetë.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ai ka thënë se kanë pasur një mosmarrëveshje, por që fajin nuk ia lë Sabianit.

“Ne njihemi prej shumë vitesh dhe hyrja e tij ishte e papritur për mua. Nuk flasim prej kohësh, kemi pasur një mosmarrëveshje. Po mbase kam gabuar dhe unë, nuk është se ja vendos fajin Sabianit, thjesht kemi pasur disa mosmarrëveshje për çështje pune, por që besoj kur të dali do ti sqarojmë prap”, tha Mevlani.


You may also like