“Nuk është Graniti që ne e njohim, mos rri në guaskë”, nëna e kritikon Granitin live në Big Brother

by admin
Spread the love

Në dhomën e rrëfimit është shfaqur klipi ku Graniti ka treguar linjën e tij të jetës.

Ish-futbollisti nga Kosova ka treguar se që nga mosha 8-vjeçare nuk e ka pasur prezencën e babait të tij, pasi prindërit e tij ishin ndarë.

“E kam vuajtur që nuk e kam pasur prezencën e babait prej moshës 8-vjeçare”, u shpreh fillimisht Graniti.

Ai gjithashtu tha se është i bindur që nëna e tij e ndjek në çdo moment brenda shtëpisë, duke qenë se gjithmonë i ka qëndruar pranë, edhe në stadiumet kur ai luante futboll, e ishin të mbushura përplot me burra.

Arbana e ka dërguar atë në dhomën e surprizave për ta takuar atë, ku të dy janë shfaqur të emocionuar.

“Mos rri në guaskë, hapu. Luaje lojën si duhet. Ti je një djalë i sinqertë, shumë fisnik”, i tha nëna Granitit, derisa disa herë i përsëriti që duhej të dilte nga guaska.

“Noto lirshëm, dil nga guaska”, vazhdoi sërish nëna e Granitit.

Ajo gjithashtu ka thënë se nuk është ky Graniti që ata e njohin, e që e njeh shoqëria e tij.


You may also like