Nuk e pranojmë ndalimin e përdorimit të dinarit në Kosovë – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke mbajtur konferencë në të cilën është duke folur kryesisht për Kosovën.

Ai ka thënë se për ta nuk është i pranueshëm vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit si mjet pagese.

“Serbia nuk mundet dhe nuk do ta pranojë atë vendim”, ka thënë Vuçiq, transmeton KlanKosova.tv.

“Nuk do të na detyroni që të pranojmë diçka sepse ne jemi të mirë dhe të sjellshëm. Ju na thoni “do t’ua ledhatojmë shpinën”. Mos na e ledhatoni më shpinën. Mjaft na keni gënjyer dhe mashtruar”, ka thënë Vuçiq.

Në paraqitjen e tij Vuçiq ka folur edhe për 25-vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.

You may also like