Nuk e firmosën as 7 mijë qytetarë, dështon peticioni kundër ambasadores Kim

by admin
Spread the love

Peticioni i krijuar për shkarkimin e ambasadores Yuri Kim si shkak i sjelljes së saj duket se ka dështuar duke mos arritur të kalojë as 7 mijë firma për më shumë se një javë nga momenti i publikimit.

Ndonëse peticioni u mbështet nga figura publike si ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe avokatja Adriana Kalaja, peticioni që kritikon sjelljen e Yuri Kim me pretendimin se po ndërhyn në punët e brendshme të vendit, nuk ka arritur të marë mbështetje të gjerë.

Për shkak të kësaj, mesa duket nismëtarët e peticionit kanë vendosur të bëjnë thirrje publike për ndihmë përmes ekraneve si Syri.tv. “I kemi bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ta firmosin peticionin. Kushdo që ndan të njëjtin mendim me ne, të na bashkohet”, tha nismëtari i peticionit.

You may also like