Nuk e festoi golin ndaj Barcelonës, por Suarez ia kujtoi telefonatën që Koeman ia kishte bërë kur e largoi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Luis Suarez e bëri Barcelonën të pendohet dhe një herë që e kanë shitur ate vitin e kaluar, këtë të shtunë mbrëma kur shënoi dhe asistoi në fitoren e Atletico Madridi (2-0).   

Tifozët e klubit u zemëruan kur panë një nga lojtarët e tyre më të mëdhenj të largohej në verën e vitit 2020 dhe vendimi i marrë tani duket edhe më qesharak kur kanë kaluar më shumë se 12 muaj.

Suarez u lejua në mënyrë të pashpjegueshme të nënshkruante me një nga rivalët më të mëdhenj të Barça në La Liga, por marrëveshja e çuditshme ishte se klubi do të merrte vetëm 6 milionë euro në këmbim.

Që atëherë, Suarez ka shënuar 25 gola në 47 ndeshje në kryeqytetin spanjoll dhe ka fituar titullin e kampionit.

Suarez kishte folur për telefonatën që Ronald Koeman ia kishte bërë vitin e shkuar, ku i kishte thënë se drejtorët duan largimin e tij.

“Fjalët e Koeman ishin: ‘Ata [drejtorët] më thanë të të tregoja. Unë u detyrova të stërvitem veçmas [nga ekipi i parë] dhe u lash jashtë skuadrës për tre ndeshje miqësore”, tregonte Suarez.

Por sipas tij, Koeman ka qenë ai që nuk e ka preferuar në skuadër.

Pra, vetëm imagjinoni se si duhet të ishte ndier Koeman kur Suarez shënoi një gol të klasit të lartë në fitoren e Atletico Madridit prej 2-0.

You may also like